Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçaren Marjana Cmeta, e cila akuzohet se ka helmuar me fostoksinë vjehrren e saj 48-vjeçare.
Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për vjehrrin e nuses 21-vjeçare, i cili kishte dijeni për vrasjen e gruas së tij por nuk kishte denoncuar.
Ndërsa për hoxhën Hysen Shehu, trupi gjykues vendosi “Detyrim paraqitje”. Te hoxha, 21-vjeçarja rrëfeu mënyrën sesi e kishte helmuar vjehrrën e saj, por ai nuk e denoncoi ngjarjen te policia, pasi sipas tij nuk ia lejonte feja.





