Një 12-vjeçare ka gjetur vdekjen për shkak të komplikacioneve nga fruthi.

BalkanWeb shkruan se, 12-vjeçarja nga fshati Berishë, i Fushë-Arrëzit ka humbur jetën në shtëpi.

Po kështu në gjendje të rëndë janë edhe vëllai dhe motra e tij, 9 dhe 15 vjeç të cilët po transportohen me helikopter drejt Tiranës.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se edhe ata janë prekur nga fruthi.