Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të jetë ditën e enjte në Tiranë.

Mësohet se ai do të qëndrojë për disa orë në kryeqytet, ku pritet që zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Ndalesa e tij në Tiranë do të jetë disarorëshe, pasi udhëtimi i ministrit grek është drejt Vjenës.

Takimi mes dy ministrave të Jashtëm, vjen në një kohë kur MEPJ përgatit takimin mes kryeministrit Rama dhe homologut grek Aleksis Tsipras.