Një i ri nga Durrësi, i burgosur në IEVP-në e Peqinit, është kapur nga uniformat blu me lëndë narkotike brenda dhomës së tij në burg.
Seksioni për narkotikët, më datë 27.03.2018, referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin e burgosur F.N., vjeç 20, banues në Durrës.
“Më datë 26.03.2018, në ambientet e IEVP-së, Peqin, nga kontrolli i ushtruar në dhomën e tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 25 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa”, informon policia.
Punohet për identifikimin e personave që kanë futur në ambientet e IEVP-së, Peqin lëndën narkotike. Nenet 283 dhe 324/a të Kodit Penal.





