Katër persona të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre një shqiptar dhe një i mafioz italian i dënuar më parë me burgim të përjetshëm, janë vënë sot në pranga nga policia italiane.

Sipas medieve italiane, krimineli Giovanni Sutera, ka bërë 2 vrasje, mes tyre 17-vjeçarin argjendar Graziella Campagna në vitin 1985, kur më pas është dënuar me burgim të përjetshëm.

Sutera kultivonte marijuanë në Spanjë dhe më pas e transportonte drejt Italisë ku dhe përfundonte në duart e shqiptarit të arrestuar Pavlin Delia.

Policia e Firences ka arrestuar dhe dy anëtarë të Cosa Nostra-s, të cilët kishin një lokal në qendër të Firences ku dhe shpërndanin lëndën narkotike.