hfaqet për herë të parë publikisht drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç, një ditë pas arrestimit dje në Mitrovicë. Gjuriç është pritur sot në një takim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Ajo çka bie në sy është fakti se Gjuriç i ka të dyja duart të fashuara. Siç u bë e ditur edhe dje, pasi u mor në pyetje nga një prokuror në Prishtinë, Gjuriç u la i lirë ndërsa ai u dërgua në një spital.

Ndërkohë Lista Serbe dje paralajmëroi një largim të mundshëm nga Qeveria e Kosovës, arsye kjo për takimin e sotëm në mes përfaqësuesve të Listës Serbe, presidentit serb, Aleksandar Vuçiç si dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç.