Të tjera detaje janë zbuluar rreth ngjarjes së mbrëmjes së të dielës, ku një shpërthim i fortë tritoli ndodhi në një lokal në lagjen "Partizani" në qytetin e Burrelit.
Lokali është marrë me qira nga Selim Lika ndërsa pronari është A. Musta. Nisur nga hetimet paraprake, dyshohet se, tritoli mund të jetë vendosur nga vetë pronari i lokalit apo të afërmit e tij, për të ndihmuar përfitimin e azilit në Gjermani të djalit të tij.
Nga ana tjetër mbetet në hetim dhe pista e ndonjë hakmarrjeje pasi tre të rinj kanë debatuar pak orë para shpërthimit të cilët debatuan me kamerierin dhe djalin e 35-vjeçarit që ka aktualisht me qira lokalin.
Tre të rinjtë janë thirrur në Komisariatin e Policisë Mat, por ende nuk ka prova e fakte që dëshmojnë se mund të jenë ata autorët e lëndës plasëse.





