Moska zyrtare ka reaguar ashpër pas vendimit të disa vendeve anëtarë në BE-së dhe NATO-s, përfshirë Shqipërinë, për të dëbuar diplomatët rusë në shenjë hakmarrjeje për helmimin e një ish-agjenti rus në Britani.
“Ne shprehim protestën tonë të fortë pas vendimit të një numri shtetesh anëtare të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë. E konsiderojmë këtë si një hap jomiqësor që nuk është në përputhje me qëllimet e gjetjes dhe interesat e përcaktimit të arsyeve si dhe kërkimit të autorëve të incidentit që ndodhi në qytetin e Saliburyt me 4 Mars”, tha Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një deklaratë për mediat.
“Gjesti provokativ i të ashtuquajturit solidaritet të këtyre shteteve me Londrën… është një vazhdim i politikës konfrontuese për përshkallëzimin e situatës”, thuhet në deklaratë. /tvklan





