Një 27-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar në polici xhaxhain e bashkëshortes, pasi e akuzon për dhunë të ushtruar ndaj tij.

27-vjeçari A.D. ka kërkuar lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për të, pasi është rrahur dhe dhunuar psikologjikisht nga 53-vjeçari P.N. që rezulton të jetë i afërm i bashkëshortes së tij.

Policia e Durrësit i ka kërkuar Gjykatës lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për të riun e dhunuar.

Por ky nuk ka qenë i vetmi rast i dhunës në familje në Durrës. Gjatë fundjavës i është drejtuar policisë për ndihmë edhe një 37-vjeçare, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj I.V. 42 vjeç për dhunën e ushtruar ndaj saj.

Edhe në këtë rast është plotësuar dokumentacioni për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.