5 të mitur nga qyteti i Durrësit janë denoncuar nga një 58-vjeçare pasi i kanë vjedhur Farmacinë në lagjen nr 13..
Policia bën me dije se ditën e djeshme janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Durrës, për shtetasit e mitur:
- E.T. vjeç 14, banues Durrës.
- K.Ç. vjeç 15, banues Durrës.
- B.R. vjeç 14, banues Durrës.
- R.M. vjeç 12, banues Durrës.
- U.L. vjeç 13, banues Durrës.
Këta shtetas me datë 24.03.2018, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur farmacinë e shtetases E.S., vjeç 58, banuese në Tiranë.
Mësohet se të miturit kanë vjedhur 1 peshore farmacie, 3 palë syze optike dhe sende të tjera.
Sipas informacioneve zyrtare, 14-vjeçari me inicialet E.T., rezulton të jetë autor i një tjetër vjedhjeje.
Ky rast do të trajtohet sipas nenit 134/2 të Kodit Penal, për veprën penale "Vjedhje" dhe "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".





