Konfirmohet zyrtarisht se ish- kryeprokurori shqiptar Adritik Llalla po hetohet nga Prokuroria e Durrësit pas dyshimeve për pastrim parash.

Hetimi ka nisur në Durrës, ashtu siç e parashikon ligji pasi është qyteti më i afërt ku punoi ish-kryeprokurori Që të hetohej ky ish-zyrtar i lartë mësohet të jenë mbledhur informacione nga disa institucione.

Për të nisur hetimet për Llallën janë marrë informacione nga ILDKPI, dhe zyrat notarial. Po ashtu mësohet se do të sekuestrohen kontratat e shitblerjeve të pasurive në kohën që Adriatik Llalla ishte Prokuror i Përgjitshëm.

Kujtojmë se pak kohë më parë Adriatik Llallës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA për shkak të dyshimeve se ishte përfshirë në afera të mëdha korruptive. Urdhri për ndalimin u firmos nga ish sekretari për shtetin, Rex Tillerson.