Tridhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Hipotekës dhe të ALUIZNi-t në Durrës po hetohen për tjetërsim pronash në bregdet. Burime nga Prokuroria e Durrësit bëjnë me dije se nën hetim janë edhe ish-drejtuesit e Hipotekës dhe të ALUIZNI-t.

Ka dyshime që ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar pronat në bregdet dhe për këtë arsye janë sekuestruar shumë dosje të cilat po hetohen. Bëhet fjalë për tokat në bregdetin e Gjirit të Lalzit, Ishmit, Hamallajt dhe të Kallmit.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, në Durrës është bërë masakër me tjetërsimin e pronave. Mësohet se janë një sërë dosjesh tashmë të sekuestruara, të cilat po i nënshtrohen hetimeve intensive.