Një shqiptar nga Maqedonia është zhdukur pa gjurmë që nga muaji shkurt, pak pasi ishte liruar nga burgu “Fleury Merogy” i Parisit në Francë.

Familja ka dhënë alarmin për ndihmë, duke bërë me dije se Arlind Elezi i lindur më 19 shtator 1989 në Shkup, me gjatësi 1.75 cm, flokët ngjyrë të zezë, ngjyra e syve kafe, ka humbur kontaktet me familjen e tij nga dita e enjte 08.02.2018, raporton “Zhurnal.mk”.

Sipas familjarëve të Arlindit, është shumë e çuditshme se si është e mundur që Arlindi të lirohet nga burgu dhe mos t’i njoftojë të afërmit e tij që është liruar. Lajmin se ai ka dalë nga burgu familja e ka marrë nga autoritetet franceze.