Gjatë ditës së sotme parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira, duke shkaktuar reshje të përkohshme shiu dhe dëbore në zonat dëbore.
Temperaturat do të rriten me 2 gradë Celsius në orët e para të ditës duke luhatur ekstremumet nga -1 në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h në drejtimin juglindor duke shkaktuar në det dallgëzim 4 ballë.
Sipas “Meteoalb”, shirat do të jenë prezente deri ditën e mërkurë në vendin tonë, kur do të nisë dhe përmirësimi i motit. Të mërkurën deri të premten, parashikohet mot i ngrohtë, me diell dhe me rritje temperaturash.





