Një 42-vjeçare në Durrës ka denoncuar në rajonin e policisë së qytetit vjedhjen nga një adoleshent, për të cilin ditën e djeshme janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E.XH, vjeç 15, banues në Durrës, dyshohet t’i ketë marrë nga dora portofolin, celularin dhe një sasi lekësh, shtetases Sh. M., vjeçe 42, banuese në Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit. Ky rast do të trajtohet sipas nenit 134 të Kodit Penal.





