Është përkeqësuar edhe më tepër situata nga moti i keq në vend. Qarku i Dibrës është bllokuar këtë fund marsi nga reshjet masive të dëborës. Megjithëse po mbyllim muajin e parë të pranverës, moti vazhdon të jetë si në dimër.

Trashësia e dëborës arrin deri në 40 centimetra në Dibër.

Reshjet e shumta të dëborës kanë rënë gjatë gjithë natës, duke bllokuar shumë zona.

Situata është e tillë edhe në Qarkun e Kukësit, ku dëbora ka zbardhur gjithë vendin, deri në qytet, duke bllokuar zonat e thella malore.