Ende në moshë minorene, por dy vese të këqija rëndojnë situatën e një 14-vjeçari në Durrës.

I mituri me iniciale E.Xh, është paditur në polici për vjedhje. Ai akuzohet se ka marrë në një market në qytet tri shishe me pije alkoolike.

Policia njofton se ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj minorenit të akuzuar për vjedhje, për shkak të moshës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin e mitur E.Xh, vjeç 14, banues në Durrës, pasi më datë 20.03.2018, shtetasit K.B, vjeç 33, banues në Durrës, administrator i nje marketi, i ka vjedhur tre shishe pije alkoolike. Neni 134 i Kodit Penal.