Deri në orët e mbrëmjes, moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat Jugore, ndërsa shira të dobëta do të ketë në Veri dhe Qendër. Pas mesnatës shirat fuqizohen sërish në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore, si dhe pritet dëborë në zonat e thella malore.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të ulen me 3°C gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjell mesdita. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 3 ballë.





