Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon konfliktin e mëtejshmëm duke arrestuar në flagrancë autorin e një ngjarjeje, ku protagonistë ishin dy vëllezër.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaristin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Romeo Lika, 44 vjeç, banues në fshatin Rremull-Mat ( i dënuar më parë për vjedhje).
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për një grumbull gurësh në rrugën e fshatit Rremull, në afërsi të banesave së tyre ka goditur me mjete të forta në kokë vëllanë e tij shtetasin F.L, 55 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".





