Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka ndaluar efektin e komisariatit nr. 3 në Tiranë, Adriatik Bakiasi.

Efektivi dyshohet se dekonsiproi megaoperacionin për klandestinët. Ndërkohë SHÇBA po verifikon nëse polici ka lidhje me personat e arrestuar apo ata të shpallur në kërkim.

Të shtunën, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia kryen megaoperacionin “One If – By Land”, ku u shkatërruan shtatë grupe kriminale që transportonin klandestinë shqiptarë drejt Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë. U arrestuan 39 persona dhe janë shpallur në kërkim 12 të tjerë.