Zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën ka njoftuar se sot do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë në Bruksel.
Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç.
Tema të diskutimit do të jenë marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë dhe liria e lëvizjes.
Në dialogun Kosovë-Serbi, pritet të diskutohet edhe për integrimin e menaxhimit të kalimeve kufitare.
Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punët e Jashtme.