Një shtetas shqiptar është arrestuar pas një kontrolli rrugor në komunën Lomazzo në provincën e Komos në Itali, pasi u kap në makinë me 1 kg e 165 gramë kg kokainë të pastër.

Shqiptari i cili nuk rezulton rezident në Itali, e kishte fshehur kokainën në brendësi të radios së automjetit të vendosur në dy pako.

Mësohet se në automjetin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, janë gjetur edhe 400 euro. 

Policia italiane ka nisur një proces hetimor për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij në territorin italian si dhe destinacionin e lëndës narkotike.