Një ngjarje e pakëndshme është regjistruar paraditen e sotme në Durrës, ku treni ka marrë para një automjet.

Ngjarja në fjalë ndodhi në zonën pranë Urës së Dajlanit në qytetin bregdetar.

Mësohet se pronari kishte parkuar mjetin pranë shinave të trenit dhe ishte ulur në një lokal për të konsumuar një kafe, ndërsa nuk e kishte menduar se do të kalonte treni.

LSA ka siguruar një foto ku shihet mjeti i dëmtuar.