Një sherr masiv është regjistruar një ditë më parë në zonën e Shkozetit, në Durrës. Tre persona nga Kamza kanë rrahur një 25-vjeçar nga Hasi.
“Shtetasit M.M, I.H dhe I.H, 21, 51 e 16 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, kanë goditur me grusht, shtetasin A.P vjeç 25, banues në Has”, njofton policia e Durrësit.
3 dhunuesit po ndiqen penalisht për veprën “Lëndime të tjera me dashje”.
Ndërkohë në një sherr tjetër të regjistruar në lagjen nr.6, një 41-vjeçar, shtetasi M.M ka mbetur i plagosur lehtë nga 45-vjeçari I.K.
Pas denoncimit të bërë në polici, kjo e fundit ka proceduar penalisht dhunuesin.





