Policia e Greqisë ka sekuestruar një sasi prej 40.4 kg kanabis afër kufirit me Shqipërinë.
Lënda narkotike ishte e futur në dy çanta udhëtimi dhe ishte fshehur në një zonë pyjore pranë Filatit, 20 km nga Qafë Bota.
Policia helene po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





