Një person në Durrës ka mbetur i plagosur, pasi u qëllua me thikë pas një konflikti.
Policia njofton se i plagosur mbeti shtetasi E.Sh., vjeç 47 banues në Durrës, ndërsa autori i ngjarjes u arrestua në flagrancë. Bëhet fjalë për shtetasin E.Ç., vjeç 31, banues po në Durrës.
Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në lagjen nr.16, ndërsa motivet që e çuan të riun drejt plagosjes nuk bëhen ende të ditura.
Për të plagosurin raportohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave.





