Dy shijaksa të shpallur në kërkim nga policia, janë ndaluar ditën e djeshme pasi ishin dënuar me burg nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës.
Policia bën me dije se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Seksioni kundër korrupsionit më 14 mars 2018, ka ndaluar shtetasin në kërkim, G.D, vjeç 38 banues në Shijak, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar më 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare.”
Ndërsa shtetasi O.Ç, 35 vjeç, banues në Shijak, është ndaluar nga Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.





