Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Shkozet.

Viktima Tosi Jaupllari, 50 vjeç, banues në Durrës, i cili drejtonte motorin me targë CAF 533, është përplasur me trafikndarësen, çka i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Policia bëri me dije se drejtuesi i motorit ka qenë i pajisur me kaskë mbrojtëse, por për shkak të shpejtësisë së lartë përplasja me trafikndarësen ka rezultuar fatale për viktimën.