Financieri i grupit kriminal të drogës, ‘Habilaj’, Nezar Seiti ka dëshmuar në Prokurorinë e Katanias.
Kështu pak kohë pas ekstradimit në Itali, Seiti ka dhënë shpjegime dhe hollësira në organin e akuzës së Katanias, dëshmi që do t’i vihet në dispozicion edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Deri më tani nuk dihen ende detaje nga dëshmia e Nezar Seitit në Catania.
Në një letërporosi të Krimeve të Rënda drejtuar autoriteteve italiane në muajin shkurt, ku kërkohej ndihmë për hetimin e çelur ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, theksohej fakti se gjatë qëndrimit në paraburgim në vendin tonë, Seiti ka refuzuar të japë shpjegime rreth çështjes.
Ndaj në këtë letër porosi u kërkua që të pyetej nga autoritetet e drejtësisë atje për llogari të hetimit që po zhvillohet ndaj Saimir Tahirit.





