Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen të mërkurën në Mirditë, pasi u godit nga rrufeja. Ngjarja ndodhi në fshatin Trojë, Njësia Administrative Kthellë.
Viktima është adoleshenti me iniciale B.D., banues në Mirditë. Policia informon se “ai po kulloste bagëtitë në mal i vetëm dhe dyshohet se e ka goditur rrufeja, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.
Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet së bashku me ekspertin mjeko-ligjor.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.





