Një dyqan ka shpërthyer me lëndë plasëse në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Mësohet se tritoli i është vendosur një dyqani për serviset e celularëve, që ndodhet pranë Drejtorisë së Higjienës.
Nga shpërthimi janë plagosur dy persona, ndërsa ka edhe dëme materiale.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.





