Moderatorja Viola Spiro njihet për jetesën e shtrenjtë dhe veshjet luksoze që preferon, por së fundmi ka habitur me deklaratën e saj.

E ftuar në emisionin ‘Lart e Poshtë’, Viola Spiro ka thënë se kursen për të blerë veshje të shtrenjta dhe madje sipas saj njëherë i ka marrë para borxh motrës për të blerë një çantë.

"Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë. Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra"-ka thënë Spiro.