Të tjera detaje zbulohen pas ndalimit të një shtetasi izraelit në Rinas të cilit iu gjetën 250 mijë euro të padeklaruara në doganën e Rinasit. Izraeliti E.R, 49 vjeç udhëtonte nga Moska për në Shqipëri.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, izraeliti ka thënë se ka ardhur në Shqipëri për të bërë biznes dhe nuk e dinte se paratë duhet të deklaroheshin. Atij iu gjetën 5 tufa me nga 50 mijë euro të futura në xhep të xhaketës edhe pse fillimisht ka thënë se nuk kishte gjë për të deklaruar.
“Kam ardhur në Shqipëri për biznes dhe nuk e dija që duhet të deklarohen paratë”-ka thënë izraeli.
Por kjo nuk është hera e parë që izraelitët kapen me shuma të mëdha parash. “BalkanWeb” raporton se para pak ditësh ka ardhur një tjetër çift nga Moska për në Tiranë me 290 mijë euro, por ata i kishin të deklaruara.





