Janë përfolur prej kohësh se do të bëhen prindër, por as Xhensila Myrtezaj dhe as Bes Kallaku nuk janë prononcuar publikisht.

Megjithatë, dikush duket se ka zbuluar sekretin e tyre, pasi burime të sigurta pranë çiftit kanë treguar se Xhensila është disa muajshe shtatëzënë.

Ajo dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, celebruan dashurinë e tyre në martesë më 1 shtator të vitit të kaluar, ndërsa ndodheshin prej vitesh në një lidhje.

Por tanimë Xhensila Myrtezaj duket se do të bëhet nënë dhe pret fëmijën e saj të parë me aktorin.

Burimet tregojnë për “Iconstyle.al” se bukuroshja ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë.

Madje është zbuluar edhe gjinia e foshnjës: Xhensila dhe Besi janë në pritje të një vajze.