Tentativa për të vjedhur një banesë në lagjen nr.17 në Durrës nuk ka mundur të konkretizohet.
Policia ka mundur të ndalojë 30-vjeçarin L.I. banues në Durrës, ndërsa ky i fundit po tentonte të vidhte shtëpinë e shtetasit N.M. 46 vjeç, dy ditë më parë.
Pas ndalimit të 30-vjeçarit, policia vërtetoi se ai është autor edhe i një tjetër vjedhjeje, ç’ka e rëndon edhe më shumë pozitën e të riut.





