Adoleshentja 16-vjeçare M.Q, që u hodh mbrëmjen e së shtunës nga kati i tretë i pallatit ku banonte, në zonën e plazhit në Durrës, mësohet se vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit zbardh detaje nga ngjarja e rëndë e një nate më parë.

Mësohet se vajza ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise

Më datë 10.03.2018, shtetasja M.Q., vjeçe 16, banuese në Durrës, e sëmurë me epilepsi, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.