Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat e tij ndaj opozitës dhe Partisë Demokratike për çështjen e financimeve të dyshuara dhe lobimin në SHBA.

Ai ka publikuar një pjesë nga intervista e kreut të PD-së Lulzim Basha ku flitet për një shumë prej 500 mijë dollarësh financim për partinë. Rama pyet çfarë janë këta bamirës rusë që paguajnë pa pyetur.

"500 mijë USD?!Nuk di gjë. M’i kanë dhënë pa me pyetur!… Pa e ditur… Edhe sot s’e di!… 500 mijë USD të tjera akoma?!… Pa lidhje mor burrë… Jo, jo, pa asnjë lidhje!..”, shkruan Rama.