Një murgeshë katolike 89-vjeçare në beteje ligjore me yllin e pop Katy Perry për vite me radhë për shitjen e një manastiri në Los Anxhelos ka vdekur gjatë sallës së gjyqit.

Mediat e huaja shkrujnë se, motra Catherine Rose Holzman, një prej dy murgeshave të moshuara që po luftonin për shitjen e manastirit prej tre hektarësh, vdiq të premten në gjykatën e qarkut të Los Anxhelos, raportoi Fox KTTV.

Disa orë para se të vdiste, ajo foli për televizionin “KT”, ku kundërshtoi vendimin e gjykatës për ta lejuar shitjen manastirin e Los Felizit.

Katy Perry është pranë blerjes së një pronë prej tetë mijë hektarësh dhe ndërtesës së stilit romak për 14.5 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, sipas agjencisë, murgeshat u përpoqën ta shisnin manastirin tek një blerës tjetër, ku synohej të konvertohej prona në një hotel, por gjykata vendosi në vitin 2016 se një shitje e tillë nuk lejohej.