Një ndër të ftuarit e emisionit “Xing me Ermalin” në Klan, mbrëmjen e të shtunës ishte biznesmeni i suksesshëm Hetem Ramadani, i cili është edhe misionar në rëndësinë e meditimit që sipas tij është një mënyrë për të gjetur paqe, thelbi i arritjes së gjithçkaje dhe një shëndeti të mirë.
Ramadani u shpreh se meditimi duhet të praktikohet edhe në shkolla, siç ndodh në vende të ndryshme të botës ndërsa Ermali propozoi që të bisedojë me Edi Ramën lidhur me këtë.
"Edi Rama meqë është artist, unë e kisha këshilluar fillimisht në parlament të meditojnë para se të fillojnë të flasin. Stresi kolektiv në parlament ka për t’u ulur, truri do ju punojë më mirë dhe gjithë hormonet e stresit ulen", tha Ramadani.





