Konflikti mes gazetarit Mustafa Nano dhe moderatores sportive Ilda Bejleri ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit.

Ndonëse Ilda u përgjigj dy ditë pas deklaratës së Muçit, edhe sot në emisionin “Xing me Ermalin” ku ajo ishte e ftuar nuk kaloi pa e ironizuar sërish deklaratën e Nanos, kur Ermal Mamaqi e komplimenoi  për veshjen.

Ermal Mamaqi: Sa bukur qenke veshur sot, super veshje, je yll.

Ilda Bejleri: Po thashë të kaloja një herë nga shtëpia e Muçit që ta pyesja si jam veshur.

Ermal Mamaqi: E ke fjalën për Muç Nanon?

Ilda Bejleri: Po