Një vajzë 15-vjeçare është hedhur nga kati i dytë i një pallati në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen 13, në zonën e plazhit.
Sipas informacioneve të para vajza është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes





