Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 34-vjeçari që ka kundërshtuar uniformat blu.
Bëhet fjalë për shtetasin Sh.Sh vjeç 34, banues në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur më datë 08.03.2018, në lagjen nr. 16/1, ku Sh.Sh., për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit.
Një ditë më pas, ndaj tij u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale të nenit 236/1 të Kodit Penal.





