Një burrë i moshës 31 vjeç është paraqitur në komisariatin e policisë së Durrësit për të denoncuar largimin e bashkëshortes së tij 26-vjeçare.

“Më datë 09.03.2018, shtetasi A.K, vjeç 31, banues në Arapaj, kallëzon se është larguar nga banesa bashkëshortja M.K, vjeç 26”, njofton policia.

Nuk bëhen të ditura arsyet e largimit të të resë, ndërkohë që bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për të rënë në gjurmët e saj. Uniformat blu po punojnë për gjetjen e 26-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.