Persona të paidentifikuar kanë tentuar t’i vënë zjarrin një lokali në Durrës, në fshatin Hamallaj.
Ngjarja ka ndodhur të premten, ku sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se kanë tentuar të djegin me benzinë lokalin “Kafe- Bar”, bilardo, në pronësi të shtetasit Sh.X., 56 vjeç, banues po në Hamallaj.
Policia nuk ka rënë ende në gjurmë të personave që fshihen pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që thuhet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.





