Lidhja e tyre ka qenë ndër më të përfolurat, kjo për shkak të famës dhe kuriozitetit që e ka shoqëruar gjithmonë këngëtaren seksi Çiljeta Xhilaga.

Marrëdhënia e saj me portierin e njohur të Partizanit, Alban Hoxha, është prej dy vitesh në sytë e medias.

Përpara disa ditësh, Çiljeta dhe Albani kanë festuar 2-vjetorin e lidhjes dhe ka qenë këngëtarja që me anë të disa fotove të publikuara në story-n e “WhatsApp”-it ka zbuluar fotografitë e festës intime.

Dyshja simpatike ka zgjedhur ta festojë me një tortë në formë zemre përvjetorin e lidhjes së tyre, mbi të cilën qëndron fotografia e protagonistëve, mes të cilëve duket se ka një dashuri të fortë.

Aktualisht Çiljeta i është përkushtuar familjes së saj dhe është rikthyer në koncerte, ndërkohë që Albani vazhdon të jetë kapiteni dhe portieri i skuadrës kryeqytetase.