Albert Zekaj, 32-vjeçari i cili në qershor 2017 vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, duke e goditur me çekiç në kokë, ka dalë sot përpara Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.
Me pranga në duar dhe kokën ulur, ai është shoqëruar nga forca të shumta policie për në ambientet e Gjykatës së Fierit.
Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Trupi i pajetë i Beqirajt u zbulua dy ditë më parë në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës.
Ndërkohë, Albert Zekaj ka dhënë një dëshmi të frikshme përpara hetuesve. Ai ka deklaruar se mbrëmjen e 26 qershorit kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopje pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas ai vijuar dëshminë horror duke thënë se e ka lënë trupin për tre ditë të fshehur në shtëpi me qëllim që të ngrinte gjaku e të mos mbeteshin shenja. Pas tre ditësh e ka copëtuar trupin dhe pasi e ka mbështjellë me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe pjesët e trupit i ka hedhur në fshatin Daullas. “Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi”, ka thënë Zekaj në gjykatë.
NGJARJA DHE ARRESTIMI I AUTORIT
Në vijim të punës hetimore u bë identifikimi e ndalimi i autorit të vrasjes së Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.
Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit
Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.
Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.





