Llogaria bankare e një shqiptari është sekuestruar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Burimet nga prokuroria bëjnë me dije se llogaria bankare e shqiptarit nga Tetova të identifkuar me emrin Ali Jashari ishte në vlerën e 400 mijë eurove.

Ali Jashari jeton në Gjermani dhe sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për "Pastrim i produkteve të veprës penale" ose "veprimtari kriminale".