Këtë 8 Mars këngëtari i njohur shqiptar, bëri një urim shumë të veçantë për nënat dhe vajzat.

Përmes këtij urimi këngëtari Stefi Prifti ndau disa kujtime ku tregon historinë e njohjes me bashkëshorten e tij Marina, e cila nuk jeton më.

Bashkëngjitur me urimin ai ka postuar këngën e tij ”U dogja mrekullisht”. Kjo këngë erdhi njëkohësisht me dashurinë e tyre, prandaj ka një domethënie të madhe për të.

Ai tregon për Marinën, dashurinë e lindur te Pallati i Kulturës Studenti, si frymëzimi dhe bashkëpunëtorja e tij edhe në muzikë.