Mediat italiane kanë publikuar identitetin e 36-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit është gjetur buzë një kanali në shtratin e lumit Vera në komunën Paganica në provincën e Aquillas në Itali.

Viktima është shqiptari Edmond Preka, zhdukja e tij ishte denoncuar një ditë më parë nga bashkëshortja e tij.

Hetimet e para kanë vërtetuar se mbi trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, ndërsa supozohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga motive natyrore ose nga një aksident rrugor.

36-vjeçari shqiptar kthehej në këmbë nga puna e ndoshta është aksidentuar nga një makinë pirate duke e hedhur në ujë, sipas medieve italiane.

Preka jetonte prej disa vitesh në komunën Paganica, ishte i martuar, baba i dy fëmijëve dhe punonte në ndërtim. Njihej si një person familjar dhe i ndershëm.