Një 25-vjeçar është arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar për "Vrasje", "Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen".

Operacioni u krye nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana, në Maqellarë-Dibër.

Në pranga ra Argit Turshilla, 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për veprat penale "Vrasje" dhe "Vjedhje me armë me pasojë vdekjen", parashikuar nga legjislacioni Italian.

Maksimumi i dënimit 30 vjet burg. Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G.